Batha i shumëkërkuar, tre ekipe të Superiores pas tij

Interesim i madh për mesfushorin Idriz Batha këtë merkato. Futbollisti i Flamurtarit me shumë gjasa do të largohet nga skuadra vlonjate, për shkak të problemeve me financat. 27-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në një skuadër tjetër të Superiores.

Deri më tani, po përflitet për tre skuadra që janë të interesuara për shërbimet e tij. Teuta, Tirana dhe Kukësi do të rivalizojnë për të siguruar kartonin e futbollistit, raporton “Ora News“. Batha ka luajtur 30 ndeshje në kampionat sezonin që sapo u mbyll, duke shënuar 4 gola.

Mbetet për t’u parë se me kë skuadër do të nënshkruajë mesfushori 27-vjeçar. Përveç Bathës, nga Flamurtari duket se do të largohet dhe braziliani Elton Kale, tjetër futbollist për të cilin Teuta ka shfaqur interes.

Batha kur u prezantua te Flamurtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *