Barcelona nuk rinovon me Rakitiç, skonto dhe buzëqeshje

Ivan Rakitiç vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesorë të Interit dhe drejtuesit e klubit zikaltër do të bëjnë maksimumin në verë për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Gara për kroatin është e fortë, pasi për të interesohen dhe Bajerni i Mynihut, Juventusi, Mançester Junajtid dhe Çelsi.

Sipas raportimeve të katalanases “Sport”, Rakitiç i ka kërkuar rinovimin e kontratës klubit, por Barcelona ka kthyer përgjigje negative. Ardhja e sigurt e De Jong në verë dhe ajo e mundshme e Rabiot do t’i zvogëlojë hapësirat në formacion të 30-vjeçarit dhe ky i fundit po mendon të nisë një aventurë të re.

Klauzola e largimit të tij është 120 milionë euro, por sipas “Sport”, Barcelona mund të ulë çmimin e kartonit të Rakitiç deri në 65 milionë euro, duke rritur kështu shanset e zikaltërve për të ofruar një mesfushor të madh në ekip.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *