Seint-Maksimin i “shkel syrin” Milanin: Nuk do të qëndroj gjithmonë te Nica

Milani zhvilloi një merkato shumë të mirë në janar dhe përforcoi ekipin me dyshen Piatek-Paketa. Kuqezinjtë tentuan dhe shërbimet e Alan Seint-Maksimin, por Nica nuk pranoi të hiqte dorë nga shërbimet e 21-vjeçarit francez.

Anësori ofensiv vazhdon të mbetet një objektiv dhe Leonardo do të bëjë të pamundurën për ta sjellë në verë në Milanelo. Vetë lojtari tregohet ambicioz në prononcimin e dhënë për “Canal Football Club”.

Seint-Maksimin tregon dëshirën e tij për të luajtur me një ekip të madh dhe tregohet i sinqertë duke mos bërë asnjë premtim për ekipin aktual. Në garë për shërbimet e lojtarit të krahut janë dhe Borusia e Dortmundit dhe Atletikos së Madridit, kështu që klubit italian i duhet të nxitojë për të arritur akordin me lojtarin ofensiv të Nicës.

Natyrisht që unë dua të arrij në nivelin më të lartë. Do të ishte një gënjeshtër nëse them që dua të qëndroj këtu gjithë karrierën time. Por unë e di që duhet të bëj mirë në fushën e blertë, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundon Alan Seint-Maksimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online