Barcelona në panik, ngurrimi i De Ligt ka një shkak

Matijs De Ligt ka filluar t’i shqetësojë drejtuesit e Barcelonës. Zërat e merkatos e lidhin kapitenin e Ajaksit me një kalim në Katalunjë, por merkato dhuron gjithmonë surpriza.

Garës për të i është bashkuar fort edhe Liverpuli, që po punon prej kohësh për të bindur 19-vjeçarin e talentuar. The Reds i kanë premtuar një vend në formacion përkrah Virxhil Van Dijk, me të cilin luan edhe në kombëtare.

Diçka e tillë ka vënë në panik ekipin spanjoll. Drejtues të Barçës kanë udhëtuar drejt Amsterdamit për të kuptuar më mirë qëllimet e qendërmbrojtësit. Negociatat janë përshpejtuar.

Ngurrimi i De Ligt për të firmosur u lexua në fillim si një taktikë për të përfituar një kontratë sa më të shtrenjtë, por frika e madhe mban emrin Liverpul. Diçka e tillë u konfirmua edhe nga Edvin Van der Sar.

“Mendoj se do të shkojë në Angli ose në Spanjë”, u shpreh ish-portieri i njohur, sot në rolin e shefit ekzekutiv të “Harkëtarëve”. Pas eliminimit në gjysmëfinalet e Championsit, Liverpuli është gati t’i bëjë surprizën e radhës Barcelonës dhe të formojë një nga repartet defensive më të forta në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online