Balde “del huq” tek Interi, vjen oferta angleze

Keita Balde ishte një ndër blerjet e shumta të Interit gjatë merkatos së verës. Kinezetë e “Suning” që kanë në pronësi klubin zikaltër pranuan të derdhnin 30 milionë Euro në arkat e Monakos për të rikthyer senegalezin në Serie A.

Tani më pesë muaj nga transferimi, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç e shpresonte lojtari dhe drejtuesit e Interit. Në 12 javë kampionat, senegalezi është aktivizuar vetëm 352 minuta dhe ende nuk ka gjetur golin e parë “zikaltër”.

Sipas sajtit të njohur italian “tuttomercatoweb.com”, kjo paraqitje e dobët e lojtarit ka bërë që Interi të mendojë huazimin e tij gjatë merkatos së janarit. Një ndër klubet që ka shfaqur interes konkret për ish-lojtarin e Lacios është Ulverhemptoni në Angli. Në shkrimin e “tuttomercatoweb”, përmendej se njëri prej Kandrevas ose Baldes do të largohet medoemos gjatë merkatos së janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online