Usain Bolt nuk dorëzohet, kësaj radhe e pret skuadra e Maradonës

Usain Bolt nuk ia doli të impresiononte në provën dy javore që kreu te skuadra australiane e “Central Coast Mariners”, por xhamajkani nuk është dorëzuar. Destinacioni më i fundit i 32-vjeçarit është Meksika.

Bëhet fjalë për klubin e Dorados de Sinaloa, që drejtohet nga një legjendë e gjallë e këtij sporti si Diego Armando Maradona. Momentalisht skuadra meksikane po tenton të ngjitet në divizionin e parë meksikan.

Sipas tabloidi britanik “Daily Mirror”, klubi meksikan ka filluar të flasë me sponsor të ndryshëm për të mbledhur fonde për pagën e lojtarit. Nëse marrëveshja finalizohej të dyja palët do të dalin të fituara, Bolt realizon ëndrrën e tij e të luajturit në një ndeshje zyrtare, ndërsa klubi i Doradës fiton një vëmendjen e miliona fansave të sprintierit anembanë botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online