Ankth dhe festë titulli, Superiore plot enigma

0

Shumë ankth, sidomos te tifozët e Tiranës. Ndryshe nga rivalët e tyre, që sot çojnë kupën në qiell në shtëpinë e tyre në “Selman Stërmasi”, të dashuruarit pas ngjyrave bardheblu do i kenë sytë nga Laçi. Një pjesë e tyre do jenë krah ekipit në mbështetje, ndërkohë që nga ana tjetër do të jetë një Laç i karikuar.

Eliminimi nga Kupa nuk është përjetuar mirë dhe synohet një lloj hakmarrjeje, shto këtu edhe faktin që kjo është një ndeshje vendimtare për Europën. Kurbinasit do i bënin nder edhe Kastriotit, që nga ana tjetër duhet të mundë Teutën në shtëpi dhe në njëfarë mënyrë dy klubet fqinje do ndihmonin njëri-tjetrin. Sigurisht luajnë për llogaritë e tyre.

Në kryeqytet është një ndeshje spektakli, por edhe një përballje ku Partizani do kërkojë t’i tregojë Kukësit se e kane merituar plotësisht titullin kampion. Sfidë gjunjësh, me Kukësin që në krahun tjetër rrezikon edhe vendin e dytë e të tretë. Në Korçë Skënderbeu luan ndeshjen e fundit të kampionatit. Të gjymtuar, ashtu si Luftëtari rival, korçarët kërkojnë tre pikët dhe shpresojnë te vendi i tretë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E diel, më 26 maj 2019, ora 16:30

Laçi-Tirana
Partizani-Kukësi
Kastrioti-Teuta
Skënderbeu-Luftëtari

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.