Inter heq dorë nga Lukaku, Konte gjen një sulmues “low cost”

Interi nuk është më në garë për sulmuesin e Mançester Junajtid, Romelu Lukaku. Në një moment u duk se transferimi i belgut në Milano ishte i pashmangshëm, por ndërhyrja e Juventusit gjatë ditëve të fundit ndryshoi krejtësisht qasjen e Junajtid në procesin e negociatave.

Klubi anglez e ka bërë të qartë që nuk e lëshon sulmuesin pa 83 milionë euro. “Calciomercato”, raporton se ky çmim është i papërballueshëm për financat e Interit që përveç shumës rekord do i duhet të plotësojë dhe kërkesat e futbollistit.

Pas këtij vendimi të drejtuesve zikaltër, fokusi i Interit shkon te boshnjaku i Romës, Edin Xheko. 33-vjeçari është një opsion shumë më i lirë, megjithëse mosha e madhe nuk jep garanci për të ardhmen, por për Konten, Xheko shikohet si një zgjidhje e përkohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *