Canelo refuzon duelin me Golovkin, në ring e pret një ukrainas

0

Boksieri më i njohur i momentit, Saul “Canelo” Alvarez, do rikthehet në ring në muajin tetor. Mediet amerikane kanë zbuluar se kundërshtari i ardhshëm i meksikanit, do të jetë ukrainasi Sergiy Derevyanchenko.

Dueli është bërë pas presionit të konfederatës IBF. Në rast se Canelo do refuzonte këtë duel, brezi kampion bote i kësaj konfederate do i hiqej kampionit të peshave të mesme.

Meksikani pritet të mos hasë shumë pengesa me kundërshtarin e radhës, i cili ka një rekord prej 13 fitoresh (10 me nokaut) dhe vetëm 1 humbje, kjo ndaj një emri të njohur si Daniel Jacobs.

Pas duelit me Derevyanchenko, meksikanit s’do të ketë më asnjë pengesë për përballjen e tretë e të shumëpritur midis Canelos dhe kazakut, Gennadyi Golovkin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.