Kristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për medien e njohur spanjolle “MARCA”. Ylli portugez ka folur për motivimin në këtë fazë të karrierës dhe ambiciet e Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Keni fituar gjithçka në karrierën tuaj. A ndiheni i kënaqur me këto që keni arritur?
Vendosa të bëja një ndryshim vitin e kaluar. Lashë Realin pasi doja një motivim më shumë për karrierën time pas gjithë atyre që fitova në Madrid. Ishte një ndryshim i detyrueshëm, pasi besoja dhe besoj se kisha shumë më shumë për t’i thënë fansave, klubit tim të ri. Tani ndihem i motivuar dhe më pëlqen situata ku ndodhem. Natyrisht titujt janë gjëja që mua më shijon më shumë. Në sezonin e kaluar, falë zotit fitova tre të tillë: Kampionatin, Kupën me Juventusin dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë. Kështu që mund të them se ishte një vit super.
A mund të jetë ky viti i Juventusit?
Çdo vit është viti i Juventusit, Realit, Barcelonës, por në një kompeticion si Champions League ka vetëm një fitues. Mund të marr shembullin e Barcelonës. Sa para kanë shpenzuar në pesë vitet e fundit duke blerë lojtarë të njohur dhe nuk e kanë fituar dot Champions-in. Nuk funksionin kështu. Juve është përforcuar tejmase. Jemi një ekip që mund të luftojmë denjësisht për trofeun. Megjithatë, ka shumë faktorë që hyjnë në mes. Shorti, grupet, forma e lojtarëve, dëmtimet dhe fati. Por gjithmonë kam thënë që s’duhet të fiksohemi pas Champions-it. Juventusi do ta fitojë Championsin. Nëse jo këtë vit, të shpresojmë që vitin tjetër ose dy vite nga tani. Këtë e them duke marrë mënyrën se si punohet dhe si planifikohet për të ardhmen.