Tërbimi i Agim Canës dhe deklarata e Redi Jupit, flet kreu i FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ku ka diskutoi mbi tema të ndryshme rreth futbollit në Kosovë. Ndër temat e diskutuara ishte dhe reagimi i presidentit të Vëllaznimit Agim Cana pas eliminimit të skuadrës së tij në “play-off” ndaj Trepça 89’.

REAGIMI AGIM CANËS  – “Më ka habitur. Më pas akuzoi arbitrin e pastaj portierin. Çdokush ka të drejtë të zemërohet pas një mosarritje të diçkaje, por jo të sillet kështu. Agim Cana e ka një emër në futboll, ka qenë pjesë e gjeneratës së artë. Është një njeri që e din futbollin, s’duhet të fliste kështu. Në vendet të tjera ku janë bërë gjëra të ngjashme ka pasur raste ku njerëzit janë dënuar të mos merren përgjithmonë me futboll”.

https://www.youtube.com/watch?v=5751brB9FSU

Njeri nga të ftuarit në panelin e emisionit i kujtoi Ademit një deklaratë të disa muajve më parë nga Redi Jupi, ku ish-trajneri i kombëtares U21 të Shqipërisë tha se vetëm Milot Rashica mund të jetë pjesë e formacionit titullar të Shqipërisë. Numri një i FFK-së u mundua të shmangë polemikat duke e konsideruar këtë si thjesht një deklaratë subjektive: “Redi ka qenë futbollist shumë i mirë dhe një trajneri i mirë gjithashtu. Secili e shikon nga këndvështrimi i tij.  T’iu tregoj një histori. Shumë trajnerë kanë thënë për Vedat Muriqin se ai s’mund të bëhej kurrë futbollist. Sot Vedati është në majat më të larta. Pra është çështje subjektive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *