U transferua te Kukësi, Musta ka një mesazh për Flamurtarin

0

Emiljano Musta është një nga afrimet e Kukësit në këtë merkato vere dhe pas dy sezonesh, u larguar nga Flamurtari. Në Vlorë, Musta ishte një nga futbollistët më të mirë, duke mbuluar shumë role në fushë dhe duke qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për skuadrën. Pas zyrtarizimit të tij, mëngjarashi shfrytëzoi Instagramin e tij zyrtar për të falënderuar të gjithë anëtarët e klubit të Flamurtarit.

Mesazhi i Emiljano Mustës: Përshëndetje miqtë e mi! Duke filluar nga sot, zyrtarisht nuk jam më pjesë e FC FLAMURTARI, dua të falënderoj presidentin Sinan Idrizi, trajnerët që kam punuar, shokët e ekipit, sportdashësit vlonjatë, ultrasit “FLOTA KUQ E ZI” për këto dy vite të mrekullueshme që kalova në Vlorë.

Ndihem krenar që kam përfaqësuar një ekip me traditë si FLAMURTARI dhe shpresoj të mbetem sadopak në memorien dhe zemrën tuaj për ç’ka kam dhënë në fushën e lojës, sikurse ju do të mbeteni gjithmonë në timen.

FALEMINDERIT FLAMURTAR!! Sot e në vazhdim kam vendosur të vazhdoj karrierën time futbollistike me ekipin e K.F KUKESI.. Falënderoj presidentin Safet Gjici, stafin drejtues dhe stafin teknik për këtë mundësi dhe që besojnë në aftesitë e mia, do jap gjthçka nga vetja ime për të arritur të gjitha objektivat e klubit dhe shpresoj që të gjithë sëbashku t’ia dalim. FORCA KUKESI!!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.