Juventusi është konfirmuar prej kohësh si “magneti” më i fuqishëm i talenteve të Serie A. “Zonja” ka siguruar një tjetër yll premtues dhe ai quhet Hamed Traore.
19-vjeçari këtë sezon është aktivizuar me Empolin dhe ka luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit. Lojtari nga Bregu i Foldishtë ka firmosur me Juventusin një kontratë afatgjatë.
Shuma e transferimit të tij është 15 milionë euro. Duke parë konkurencën e madhe të një ekipi si Juventus, i riu fillimisht do të huazohet në një ekip brenda Italisë.
Sasuolo, Sampdoria dhe Kaliari janë klubet që mund të përfitojnë nga shërbimet e tij sezonin e ardhshëm. Traore është një lojtar shumë inteligjent dhe në të ardhmen pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të kampionëve të Italisë.