Interi në dilemë, milionat e komplikojnë çështjen Spaleti

Antonio Konte flitet se është shumë pranë Interit. Trajneri italian është në prag të marrëveshjes për t’u ngjitur në krye të stolit zikaltër, por nuk është aq e lehtë sa duket. Që të vijë Konte duhet larguar Spaleti dhe stafi i tij. Prishja e njëanshme e kontratës do i kushtonte Interit plot 25 milionë euro. Shifër kjo, që do mbushte xhepat e trajnerit dhe stafit të tij.

Kështu, Interit do i duhet të vendosë. Pronarët kinezë kanë projekt madhor dhe nuk e kanë në plan ta vazhdojnë me trajnerin aktual. Megjithatë, gjoba që duhet të paguajnë është jo e vogël. Presidenti i klubit zikaltër, Stiven Zhang nëpërmjet një postimi në rrjetin social ”Instagram”, ka festuar kualifikimin në Champions dhe është shprehur se do të bëjë atë që është më e mira për Interin.

 

View this post on Instagram

 

If life is a magical journey, then part of mine is in ???. I will do the best I can for this color. #Amala

A post shared by Steven Zhang (@stevenzhang91) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *