“Nuk kemi më shpresë”, Devolli nuk përmbahet dot!

Kastrioti nuk ka më gjë në dorë sa i takon mbijetesës. 32 pikët e fituara në pjesën e dytë të sezonit nuk mjaftojnë, pasi Tiranës në ndeshjen e fundit me Flamurtarin i duhet vetëm një pikë për të siguruar qëndrimin në elitë.

Dje në Fushë-Krujë, edhe pse fituan me Teutën, kishte lot hidhërimi. Trajneri Bledar Devolli është dorëzuar dhe gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Glendi Tafaj të Supersport ka shpërthyer në lot. Pamjet janë ato që flasin vetë dhe nuk ka nevojë për shumë koment.

Devolli gjithsesi ka fjalë të mira për ekipin e tij: “Nuk kemi më shpresë, mendoj unë. Edhe pse unë kam qenë optimist nga dita e parë dhe sot që flasim. Nuk e mbyllëm kur e kishim në dorën tonë, me Tiranën. Megjithatë do u jem mirënjohës këtyre djemve për kampionatin që kanë bërë”. Fjalët aty mbaruan dhe i lanë vendin lotëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online