Arjen Roben e kishte zyrtarizuar më parë largimin në fund të sezonit nga Bajerni i Mynihut. Rrugën e tij do e ndjekë edhe Frenk Riberi, me Bajernin që do të humbasë një dyshe të mrekullueshme që ka dhënë gjithçka në Bavari.
Për fat të keq koha nuk toleron askënd dhe të dy anësorët ofensive sot janë nga 35 vjeç holandezi dhe një vit më i madh francezi.
Drejtuesit e gjigantit gjerman kërkojnë zëvendësimin e tyre dhe njërin e kanë gjetur. I preferuari është Nikolas Pepe, i cili luan në qendër të sulmit, ndërsa bën mirë edhe rolin e sulmuesit të krahut të djathtë. Bajerni e ndjek prej kohësh 24-vjeçarin (i mbush me 29 maj) dhe ka gati ofertën e parefuzueshme për Lilën.
70 milionë euro janë në pjatë për klubin francez, që u rikthye pas disa vitesh mungesë në Champions. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 20 gola dhe numëron 11 asiste deri tani, duke qenë një nga zbulimet më të bukura të sezonit në Francë.