Tripleta në horizont, Siti ka gati një “thes” me para për lojtarët

0

Mançester Siti nuk ia doli në Champions League, por është pranë një triumfi pa precedent me 3 tituj në Angli dhe nëse ia del mbanë lojtarët do të ndajnë në total një premio prej 15 milionë sterlinash.

Hapi i parë pritet të hidhet që sot, sepse Siti pret Leisterin dhe me fitore kthehet në krye, para finales së kampionatit në Brajton dhe asaj të Kupës FA, kundër Uatford.

Nëse do të bëhet klubi i parë në një dekadë që e mbron titullin, Siti do të duhet të hapë pak “thesin” për lojtarët, sepse në kontrata janë përfshirë klauzola të ndryshme për bonuse për çdo kompeticion të fituar.

Duke mos fituar Champions League, lojtarët e “Citizens” humbën rreth 1 milion sterlina premio secili, por gjithsesi shpërblimet për trofetë e tjera, nëse fitohen, janë kolosale.

Natyrisht, jo të gjithë lojtarët do të shpërblehen njësoj, sepse bonusin e plotë do ta marrin vetëm lojtarët që kanë luajtur në të paktën 60% të ndeshjeve.

Ka edhe raste si Kevin De Bryne, i cili nuk i ka luajtur shumë ndeshje për dëmtim, por në bazë të kontratës merr 750 mijë sterlina për titullin, 300 mijë për Kupën FA dhe 75 mijë për Kupën e Ligës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.