Thorgan Hazard nën hapat e të vëllait, e kërkojnë gjigantët e Bundesligës

Thorgan Hazard po përjeton momentin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Mënshengladbahut ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshja të Bundesligës, shifra këto që tregojnë se 25-vjeçari është gati të bëjë hapin e madh të karrierës.

Sipas medies së njohur gjermane “Bild”, për kartonin e vëllait të vogël të Eden Hazard janë të interesuara disa ekipe nga kampionati anglez, por interesi më i madh vjen nga brenda Bundesligës.

Bëhet fjalë kryesuesit e Bundesligës, Borusian e Dortmundit. Verdhezinjtë po përgatiten të shesin amerikanin Kristian Pulisiç gjatë merkatos së verës dhe Hazard do të ishte një zëvendësues perfekt. Kontrata e belgut me Gladahun përfundon në qershor të 2020-ës, çka e bën largimin e tij në merkaton e verës shumë të lehtë, pasi klubi gjerman mund ta humbasë atë me kosto 0 nëse vendos ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *