Klop fillon “spastrimet”, nga Turqia duan dy lojtarë

0

Klubi më i titulluar në futbollin turk, Fenerbarçe, është përfshirë në një krizë si kurrë më parë. Pas 12 javësh kampionat skuadra nga Stambolli ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe ndodhet në vendet e fundit të tabelës. Për të larguar krizës drejtuesit e klubit kanë menduar të marrin në Stamboll dy lojtarë nga anglezët e Liverpulit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Xhoel Matip dhe sulmuesin Divok Origi. Të dy lojtarët janë lënë në harresë nga Klop. Mbrojtësi Matip, është aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar, ndërsa situata e sulmuesit belg është shumë më e rëndë, pasi 23-vjeçari ende s’ka debutuar në këtë sezon të Premier Ligës.

Është e qartë se të dy lojtarët nuk janë më pjesë e planeve të “të kuqve” dhe një largim i tyre në merkaton e janarit është diçka mëse e realizueshme. Fenerbahçe kërkon huazimin e të dy lojtarëve, diçka kjo që nuk pëlqehet nga drejtuesit e Liverpulit, pasi ata kërkojnë që të shesin përfundimisht kartonët e të dy lojtarëve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.