Lioni “fërkon duart”, të gjithë ne ndjekje të “Zidanit” të ri

Olimpik Lion ka ndërtuar prej vitesh një reputacion si klubi me akademinë më të mirë në Francë. Talentet që kanë dalë nga ekipet zinxhir të kësaj skuadra janë të shumtë. Karim Benzema, Antoni Marsial, Samuel Umtiti, Korentin Toliso etj. Talenti më i fundit që pritet të mbushë arkat e klubit në pronësi të biznesmenit Zhan-Pol Olas është Husem Auar.

Vetëm 20-vjeç, por mosha e re nuk e ka penguar të “blindojë” një vend titullar në formacioni e shtatë herë fituesve të kampionati francez. Në këtë sezon mesfushori talentuar ka regjistruar 5 gola dhe katër asiste në 21 ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe kupat europiane. Origjina algjeriane ka bërë që shpesh të etiketohet më një tjetër legjendë franko-algjeriane si Zinedin Zidan.

Mosha e re dhe paraqitjet e mira nuk kanë se si të mos ngjallin interesin e klubeve elitare. Sipas medieve franceze në zyrat e klubit të Lioni ka mbërritur një ofertë për lojtarin londinezët e Çelsit. Gjithsesi, presidenti Olas nuk ka përse të jetë i nxituar, fundja kontrata e lojtarit mbaron në qershor të 2023-shit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online