Ekipet e Kategorisë së Parë kanë zhvilluar sot disa miqësore përgatitore para fillimit të kampionatit të ri. Vllaznia e Hasan Likës luajti sot ndaj Shënkollit. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1 dhe goli për shkodranët erdhi nga qendërmbrojtësi rumun Dan Ignat, lojtar ky i ardhur në provë para pak ditësh.
Fitore kanë arritur dhe Besa e Egnatia. Kavajasit e drejtuar nga Gentian Begeja fituan 1-2 ndaj vendasve të Elbasanit falë golit të pogradecarit të Albi Çekiçi dhe një autogoli të elbasanasve, ndërsa rrogozhinasit mundën në shtëpi Erzenin me rezultatin 3-2.
Rezulatet e miqësoreve të ditës së sotme
Shënkolli – Vllaznia 1-1
Elbasani – Besa 1-2
Egnatia – Erzeni 3-2