Koentrao i bën shantazh Realit: Më paguani ose…

Fabio Koentrao është ende një lojtari i Real Madrid. Drejtuesit e ekipit spanjoll ia kanë bërë të qartë lojtarit se ai nuk është më në planet e tyre dhe e kanë përjashtuar nga stërvitja. Por, portugezi nuk pranuar që ta “heqin qafe” kaq lehtë.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, agjenti i lojtarit i ka kërkuar drejtuesve të ekipit madrilen që t’i paguajnë lojtarit të tij një shumë prej 4 milionë eurosh në mënyrë që Koentrao të pranojë të prishë kontratën e tij me Realin.

Tani vendimi final i takon presidentit Florentino Perez, i cili nëse nuk pranon kushtet e lojtarit duhet t’i paguajë atij rrogën e plotë mujore, ndërkohë Koentrao sipas rregullave të FIFA-s duhet të stërvitet të paktën me skuadrën e rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online