FSHF paralajmëroi një ndryshim në strategjinë e rekrutimit të lojtarëve në kombëtaret e moshave. Në vitet e shkuara nuk ishte çudi që kombëtaret U19 dhe U21 kampionatit shqiptar të kishin vetëm një ose dy përfaqësues nga ekipet shqiptaret.
Ditën sotme trajnerët e kombëtareve U19 dhe U21, Nevil Dede dhe Alban Bushi, publikuan listat me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet miqësore të muajit mars.
Gjithsej në të dyja kombëtaret kanë marrë ftesa 15 futbollistë të ekipeve shqiptare. Partizani dhe Laçi mbajnë vendin e parë përsa i përket lojtarëve të grumbulluar me nga tre. Si kryeqytetasit dhe kurbinasit kanë dy lojtarë në përfaqësuesen U21 dhe një në përfaqësuesen U19.
Teuta e Bledi Shkëmbit është pas Laçit dhe Partizanit me dy përfaqësues: Sherik Kallaku dhe Lorenco Vila të dy të grumbulluar në kombëtaren U21. Nuk ngelen pa ftesa dhe Kastrioti, Tirana, Flamurtari dhe Skënderbeu, ndërsa ftesa ka pasur dhe për lojtarë të Besës e Elbasanit, ndërsa një ftesë ka dhe për Vllazninë.
Partizani (3) – Esat Mala (Mesfushor; U21), Rubin Hebaj (Sulmues; U21), Livio Malaj (Portier; U19)
Laçi (3) – Jon Mersinaj (Qendërmbrojtës; U21), Gentian Selmani (Portier; U21), Fatmir Prengaj (Sulmues; U19)
Teuta (2) – Sherif Kallaku (Mesfushor; U21), Lorenco Vila (Sulmues; U21)
Kastrioti (1) – Julian Shehu (Mesfushor; U21)
Skënderbeu – 1 – Mario Dajsinani (Portier ;U21)
Flamurtari – 1 – Arinaldo Rrapaj (Mesfushor ; U19)
Vllaznia – 1 – Egzon Shima (Mbrojtës; U19)
Tirana – 1 – Ernest Muçi (Sulmues; U19)
Besa – 1 –Ilir Dabiani (Portier; U19)
Elbasani – 1 – Kledis Hida (Mbrojtës; u19)