Tension dhe sherr tek Atletiko, mbrojtësi kapet me trajnerin!

Eliminimi ndaj Juventusit ka lënë pasoja të mëdha tek ekipi i Atletikos së Madridit. Djemtë e Simeones ëndërronin të luanin në finalen e madhe, që sivjet do të zhvillohet në stadiumin e tyre “Wanda Metropolitana”.

Kristiano Ronaldo i ndëshkoi sërish dhe fitorja 2-0 në Spanjë nuk vleu fare. Situata në kampin e Atletikos ka qenë shumë e tensionuar në fund të ndeshjes. Siç raporton “AS”, Stefan Saviç dhe Oskar Ortega, i njohur si profesori, gati sa nuk janë kapur me duar me njëri-tjetrin.

Ky i fundit njihet për seancat e tij të ashpra fizike, madje disa lojtarë ishin të pakënaqur me stërvitjen e fortë të bërë përpara ndeshjes së kthimit kundër Juventusit. Plot 42 dëmtime muskulore i kanë ndodhur djemve të Simeones dhe Ortega ka “fajin” kryesor.

Sherri ka ndodhur pas ndeshjes së fundjavës së kaluar, Atletiko-Madrid-Leganes. Ortega e ka akuzuar mbrojtësin për mungesë lëvizshmërie, pa ditur që ai ndodhej pas shpinës së tij. Saviç ka “shpërthyer”, duke iu drejtuar me fjalët: “Çfarë po thua për mua? Ma thuaj në sy, o miush”.

Është dashur ndërhyrja e lojtarëve për të ndarë palët, ndërsa Simeone ka qenë në konferencë për shtyp. Trajneri ka nxituar menjëherë, ka marrë lojtarin në zyrën e tij dhe e ka qetësuar.

Situatë e vështirë ka qenë edhe fundi i ndeshjes përballë Juventusit. Profesori insiston gjithmonë që lojtarët të zhvillojnë seanca “stretching”-u pas ndeshjeve, por Saviç ka menduar ndryshe, madje duke hedhur dhe çantën e tij.

Fjalë të rënda midis malazezit dhe përgatitësit atletik dhe është dashur përsëri ndërhyrja e lojtarëve për të qetësuar situatën. Godin ka folur në emër të grupit, duke akuzuar Ortegën për stërvitje të rënda. Diçka e tillë u pa kundër Juventusit, me Atletikon që zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online