Zyrtare: Dhurata e fundit, Valdet Rama në Superiore

Kukësi bën goditjen e madhe të merkato, por është edhe një bast, duke ditur që Valdet Rama nuk luan futboll prej një viti. Klubi verilindor i ka besuar anësorit dhe ka firmosur sot kontratën që e lidh me verilindorët deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit. Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë”, njofton klubi i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *