Elbasani shton radhët në FIFA, Rusta e para me stemë ndërkombëtare

Ndoshta duket paksa e veçantë që në futbollin shqiptar të ketë edhe arbitre femra me stemë të FIFA-s. Dhe këtë tabu e ka thyer këto ditë Emauela Rusta, një arbitre e talentuar nga Kolegjiumi i Elbasanit, e cila tashmë do të përfaqësojë futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Në seminarin ndërkombëtar që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë me arbitra meshkuj dhe femra, Musta ka arritur rezultate shumë të mira, si në testin fizik ashtu edhe në atë teorik.

Rezultate këto që tregojnë rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar dhe zhvillimin e madh që ka pësuar futbolli femrave, në të cilët Rusta ka drejtuar ndeshje kampionati dhe kupe.

Dhe Emanuela kështu i shton edhe radhët e elbasanlinjve në FIFA, kur kemi parasysh që Enea Jorgji po nga Elbasani, është një nga arbitrat më të mirë të momentit në futbollin shqiptar dhe ka disa sezone që mban edhe stemën e FIFA-s.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online