“Zidan më ndryshoi jetën, Ramos është një ikonë!”

0

Talenti i Real Madridit, Vinisiu Zhunior, ka folur sot për mediat iberike, ku nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin Zidan dhe bashkëlojtarët te “Los Blancos”. Për sezonin e tij të parë me fanellën e Realit, Vinisius tha:

“Jeta ime ka ndryshuar për mirë, që kur erdha te Reali i Madridit. Zidan më ka folur shumë dhe më ka ndihmuar. Ai më ka kërkuar që të mos dëgjoj ato që thuhen ose shkruhen për mua, por thjesht të dëgjoj fjalët e shokëve të skuadrës.

Ramos, Modriç, Benzema, janë lider të lindur. Edhe fjala e Marselos dëgjohet shumë. Këtu jemi si një familje, secili mundohet të ndihmojë njëri-tjetrin. Megjithatë, lideri ynë mbetet Serxhio Ramos, që për mua është një ikonë e futbollit dhe një ndër mbrojtësit më të mirë i të gjitha kohërave”, përfundoi talenti brazilian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.