Xhampaolos i gjejnë shpejt zëvendësuesin, një ish-roman te Sampdoria

0

Pas largimit të teknikut Xhampaolo te Milani, stoli i Sampdorias ishte një pozicion vakant. Megjithatë, dilema e pasardhësit të tij ka zgjatur shumë pak sepse është gjetur strategu i ri. Eusebio Di Françesko do të jetë tekniku i ri i Sampdorias.
Italiani ka firmosur një kontratë afatgjatë me drejtuesit e klubit. Bashkëpunimi mes palëve do të zgjasë deri në verën e vitit 2022. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të klubit të Sampdorias në rrjetet sociale.

Drejtuesit besojnë në aftësitë e tij dhe shprehen se janë të bindur se ai do e rrisë skuadrën me eksperiencën, njohuritë dhe aftësitë që zotëron. Di Françesko ishte i papunë që nga muaji mars, kur u shkarkua nga Roma pas rezultateve të dobëta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.