Vllaznia e Apolonia, transferta për kreun

Vllaznia kërkon të marrë sërish kreun e klasifikimit në grupin A. Dinamo është ekipi që ka marrë pikët e plota deri më tani, ndërkohë që shkodranët luajnë në një transfertë të vështirë sot. Në Burrel nuk do të jetë aspak e lehtë për kuqelutë të marrin tre pikët.

Matjanët e drejtuar nga Stavri Nica në shtëpi kërkojnë të mundin çdo kundërshtar dhe përjashtim nuk bën as Vllaznia. Në grupin B luhet gjithashtu një sfidë mjaft interesante.

Besa pret Apoloninë, klube këto të denja për Superioren për nga tradita. Gjithsesi garojnë në të Parën dhe tre pikët vlejnë shumë sot. Fierakët do tentojnë t’i vihen pas Egnatias kryesuese, por në Kavajë nuk do ta kenë të lehtë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 2

GRUPI A
E diel, më 16 shtator, 16:00
Burreli-Vllaznia

E shtunë, më 15 shtator, 16:00
Iliria-Shënkolli 3-1
Dinamo-Besëlidhja 2-0
Veleçiku-Vora 2-1
Korabi-Erzeni 1-0

GRUPI B
E diel, më 16 shtator, 16:00
Besa- Apolonia

E shtunë, më 15 shtator, 16:00
Bylis- Turbina 2-0
Elbasani- Egnatia 1-2
Lushnja-Oriku 1-0
Pogradeci- Tomori 0-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *