Sarri nuk ka dyshime: Kam lojtarin më të mirë në Europë!

Çelsi arriti ditën e djeshme fitoren e pestë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në Premier Ligë. Vendi i parë, plotësisht i merituar për blutë, të cilët ndonëse e ndajnë me ekipin e Liverpul këtë post, i kanë bërë një start mbresëlënës këtij sezoni të ri.

Merita kryesore i takon padyshim teknikut italian që ndodhet në krye të londinezëve, Mauricio Sarrit. Pikërisht ky i fundit, ditën e djeshme pas sfidës së fituar në shifrat 4-1 ndaj Kardif, ka deklaruar se Eden Hazard mund të shënojë deri në 40 gola këtë sezon. Për të belgu është lojtari më i mirë në Europë.

“Unë mendoja se Hazard ishte një ndër më të mirët në Evropë, por pas ardhjes time në krye të ekipit  kam zbuluar se ai nuk është një ndër më të mirët, por më i miri. Në qoftë se Eden luan në 25 metrat e fundit të fushës dhe nuk shpenzon shumë energji, ai mund të arrijë kuotën e 40 golave”, përfundoi tekniku italian.

Hazard në fitoren ndaj Kardif arriti të shënonte tregolëshin e parë më fanellën e bluve, në më shumë se 4 vite që ai mban veshur fanellën e Çelsit. Në përfundim të sfidës ai deklaroi: “Jam shumë i lumtur. Për momentin e kemi lënë pas lodhjen e Kupës së Botës dhe na duhet të punojmë. Kemi shumë besim dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online