VIDEO | Tifozët nuk e kanë falur, urdhër i çuditshëm për Ikardin!

0

Mauro Ikardi u rikthye me gol në fushën e blertë. Sulmuesi shënoi golin e dytë në fitoren 0-4 të Interit në fushën e Xhenoas.

Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe shënoi për herë të dhjetë dhjetë në kampionat. Ndërkohë që po festonte me shokët e ekipit, në sektorin e ultrasve zikaltër pllakosi heshtja.

Këta të fundit nuk ia kanë falur akoma atë sjellje dhe situatë të krijuar Ikardit. Në fillim nuk përtuan ta ofendonin atë, madje edhe gruan e tij, ndërsa te goli i shënuar tifozët vepruan ndryshe.

Një nga drejtuesit e grupimit jep urdhrin që të mos festojë askush dhe kështu ndodhi. Ish-kapiteni ka arritur të sigurojë paqen me drejtuesit, trajnerin dhe shokët e ekipit, ndërsa tani ka detyrën më të vështirë: i duhet të rifitojë zemrat e tifozëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.