Makth për Milanin, Lukas Paketa mungon gjatë

Barazimi kundër Udinezes në mesjavë jo vetëm që ndërlikoi tmerrësisht renditjen e Milanit, që tashmë sheh shumë pranë edhe Atalantën e Lacion, por i shkatërroi edhe formacionin, sepse u dëmtuan portieri Donaruma dhe fantazisti Paketa.

Nëse në portë shqetësimi është i vogël, sepse është Reina, dëmtimi i brazilianit është një makth më vete. Tuttoport raporton se talenti i afruar në janar ka pësuar një ndrydhje serioze në kavilje dhe do të mungojë nga 20 deri në 40 ditë.

Kjo do të thotë se Gatuzo humbet një ndër lojtarët më në formë në vitin 2019 dhe do të duhet të bëjë pa një ndër të paktët lojtarë cilësorë në ndeshjet kundër Juves, Lacios e Parmës. Kështu gara për vendin e katërt bëhet edhe më e vështirë. Sigurisht Milani nuk do të tërhiqet deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online