VIDEO | Rashica vendimtar për Verderin, Gladbahu “shuplakë” Leverkusenit

0

Janë luajtur më shumë se gjysma e ndeshjeve të vlefshme për javën e 18-të të Bundesligës. Në ndeshjet e luajtura pasditen e sotme, kryefjalë ishte goli i Milot Rashicës, i cili e ka nisur vitin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë fitoren ekipit të tij me shifrat minimale 0-1.

Ndërkhë, sfida që kishte vëmendjen më të madhe në Gjermani, ishte ajo midis Bajer Leverkusenit dhe Gladbahut, e cila përfundoi njësoj si Verderi në shifrat 0-1. Ishte Alesan Plea, i cili shënoi në minutën e 37-të, duke e mbyllur pjesën e parë dhe gjithë takimin në favor të miqve.

Në sfidat e tjera, Ajntrahti i Frankfurtit tregoi forcën duke kaluar Frajburgun pastër 3-1. Mainci dhe Dyseldorfi , nga ana tjetër arritë fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, teksa triumfuan respektivisht ndaj Shtutgartit, me shifrat 2-3 dhe Augsburgut 1-2 .

Bundesliga | Java e 18-të

Augsburg – Dyseldorf 1-2

Shënues: Shmid 64′ / Duksh 45’, Raman 90′

Bajer Leverkusen – Borusia Mynshengladbah 0-1

Shënues: Plea 37’

Ajntraht Frankfurt – Frajburg 3-1

Shënues: Haler 36’, Rebiç 40’, Joviç 45′ / Petersen 69′

Hanover – Verder Bremen 0-1

Shënues: Rashica 33’

Shtutgart – Mainc 2-3

Shënues: Gonzalez 83′ Kempf 85′ / Askasibar 22’(aut.), Mateta 28’, Hak 72′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.