VIDEO | Leister pengon “arratinë” e Liverpulit, djemtë e Klop zhgënjejnë

0

Humbja e djeshme e Mançester Sitit ndaj Njukasëll i dha një shans të shkëlqyer Liverpulit për t’u “arratisur” nga ndjekësit. Megjithatë, presioni i madh për rezultat do të ketë ndikuar shumë te të kuqtë, që nuk shkuan më shumë se një barazim 1 – 1 me vizitorët e Leister Sitit.

Takimi filloi në mënyrë të shkëlqyer për skuadrën e Jyrgen Klop që e pa veten në avantazh pas vetëm 3 minutash falë senegalezit Sadio Mane, por më pas skuadra uli ndjeshëm ritmin dhe Leisteri i ndëshkoi në limitet  e pjesës së parë me anë të Meguajër, i cili u la i pamarkuar dhe i vetëm përballë Alison çoi topin drejt rrjetës.

Diferenca me Sitin shkon në pesë pikë, por hapi fals i ditës së sotme sjell kujtime të këqija te tifozët e Liverpulit, që për vite me radhë kanë parë skuadrën e tyre lëkundet në momentet kur presioni për titullin rritet.

Liverpul 1 – 1 Leister Siti
Shënues: Mane 3 / Meguajër 45 +2′

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.