VIDEO: Lamtumirë ëndrrash, klasi i “Robbery” nuk njeh moshë!

0

VERONIK ISTREFAJ

Arjen Roben dhe Frenk Riberi…. Dy legjenda te skuadra e Bajernit, pa pikë dyshimi. Dy sulmues që kanë mbajtur për dore kampionët e Gjermanisë për vite të tëra, duke treguar klas, cilësi, dëshirë dhe duke qenë shembuj për shumë breza që kanë kaluar te bavarezët. Të dy futbollistët luajtën ndeshjen e fundit për Bajernin përballë Ajntrahtit të Frankfurtit dhe lamtumira e tyre ishte fantastike.

Të futur në fushë nga stoli në pjesën e dytë, Riberi dhe Roben gjetën rrugën e rrjetës, për herë të fundit me Bajernin. Emocionet ishin të papërshkrueshme për të dy sulmuesit, që një skenar të tillë duhet ta kanë ëndërruar mbrëmjen e shkuar. Ishte francezi ai që shënoi fillimisht, në minutën e 72’. Klas, dëshirë, potencë! Në fund, një parabolë fantastike. Festa? E çmendur, heqje fanellë dhe emocione të mëdha.

Më pas, erdhi radha e Roben. Në minutën e 78’, holandezi është në vendin e në kohën e duhur për të shënuar, pas një pasimi perfekt të Alaba. Çfarë feste e tij, duke rrëshkitur me gjunjë për herë të fundit në tapetin e “Allianz Arena”. Një ndeshje e shkëlqyer për dy futbollistët veteranë, që largohen kështu në mënyrën më të mirë të mundshme nga skuadra gjermane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.