Elbasani pranë mrekullisë, Shënkolli çon Veleçikun në “play-out”

Janë luajtur sot 7 sfida në Kategorinë e Parë dhe në ndarjet “Play Off” dhe “Play Out”, ka pasur disa skuadra që thjesht kanë zbritur në fushë. Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo mes Shënkollit dhe Veleçikut, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për “Play Out” e Grupit A dhe tri pikët e Shënkollit, e rendisin sipër Veleçikut, që rrezikon rënien nga Kategoria. Elbasani shkatërroi 4-2 ekipin e Turbinës, por fitorja nuk mjaftoi që të shmangte ndeshjen shtesë. Verdhebluve u duhej fitore me tre gola dhe iu afruan shumë mrekullisë

Dinamo dhe Besëlidhja u ndanë në barazim 2-2, ndërsa Vllaznia mposhti Erzenin minimalisht me rezultatin 1-0, falë golit të mbrojtësit Gurishta. Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të luajtura ditën e sotme.

KATEGORIA E PARË – JAVA 26
E shtunë, 18 maj 2019, ora 16:00

Grupi A | Play-off
Dinamo-Besëlidhja 2-2

Shënues: Sefa 48′ (pen.) , 72/ I. Kamara 60′, Hoxha 76′
Vllaznia-Erzeni 1-0
Shënues: Gurishta 44′
Korabi pushim

Grupi A | Play-out
Shënkolli-Veleçiku 2-1

Shënues: Përgjini 24′, Danaj 55′ / Bega 65′
Iliria-Vora 3-2
Shënues: Zuna 45′, Xhabrahimi 48′ (pen.), Doçi 61′ / Sadiku 18′, Kovaçi 37′
Burreli pushim

Grupi B | Play-off
Oriku-Egnatia 4-3

Shënues: Bocaj 43′, Çapoj 45′, Gonzalo 60′, Sinaj 67′ / Branica 42′, 54′, 69′
Bylis-Besa (Të dielën)
Lushnja pushim

Grupi B | Play-out
Tomori-Pogradeci 2-3

Shënues: Dobra 19′ (pen.), Dyca 93′ / Jahaj 39′, Pura 53′, Topllari 91′
Elbasani-Turbina 4-2
Shënues: Mici 8′, 35′, Suvaria 32′, Koldashi 90′ / Peqini 15′, Gjeçi 61′
Apolonia pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online