VIDEO | Atletiko merr kreun, Lokomotiva e Moskës mban gjallë shpresat për Europa League

0

Atletiko Madrid ka marrë përkohësisht kreun e grupit A falë fitores 2 – 0 ndaj vizitorëve të Monakos. Skuadra e Diego Simeones sqaroi gjithçka në pjesën e parë falë autogolit të mbrojtësit 17-vjeçar Diabashil dhe finalizimit të Grizman pak minuta më vonë.

Monako mund të kishte ngushtuar diferencën, por Falkao nuk u tregua i saktë në një 11-metërsh të ekzekutuar në minutën e 83-të. Aventura e klubit nga principata tani mund të quhet e marrë fund, pasi vetëm një skenar i çmendur mund t’i mbajë ata në lojë vendin e tretë që mbahet momentalisht nga Klub Bryzh.

Lokomotiva e Moskës siguroi fitoren dhe pikët e para në grupin e saj. Kampionët në fuqi të kampionatit rus mundën homologët turq të Galatasarajit me rezultatin 2 – 0. Me këtë rezultat skuadra ruse mban gjallë shpresat për vendin e tretë që i çon automatikisht në fazën e 1/32 të Europa League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.