Libertadores: Nga zjarri në Buenos Aires, te milionat e sheikëve?

Prej ditësh është në qendër të mendjes katrahura e Kupës Libertadores, me finalen e kthimit River-Boka që nuk u luajt për shkak të trazirave në Buenos Aires dhe sulmit ndaj autobusit të Bokas.

Ndodhi ajo që shumë njerëz e prisnin, sepse një derbi kaq i frikshëm në finalen e historisë nuk mund të kalonte pa probleme.

Tani dilema e madhe është ku do të luhet Superclasico, sepse në Argjentinë nuk bëhet fjalë, nuk ka polici të marrë përsipër duelin më të egër të të gjitha kohërave.

Lajmet e fundit flasin për një ide të çmendur: finalja të luhet në Katar!

Po bëhet serioze alternativa Doha, aty ku ne vitin 2016 u luajt edhe Superkupa e Italisë mes Milanit e Juventusit.

Khalifa International Stadium, Stadium super modern me 40 mije vende, mund të organizojë finalen në 8 ose 9 dhjetor, zgjedhje perfekte edhe për motin, edhe për televizionet.

Qatar Airways është sponsor i Conmebol dhe prej sezonit të ardhshëm do jetë sponsori kryesor i Kupës Libertadores, që do të thotë se gjithë klubet që do marrin pjesë në kompeticion et e Conmebol do të udhëtojnë me Qatar Airways. Kjo e fundit ofron mbulimin e kostove të transportit për River e Boka për në Katar.

Për të bindur dy ekipet, Katari ofron shifra absurde: 10 herë më shumë se cmimi normal për fituesin, 4 herë më shumë se shpërblimi i Conmebol për finalisti humbës!

Ekziston një problem: Qatar Airways sponsorizon Boka Zhuniors, klub të cilit i paguan 6,7 milionë dollarë në vit deri në 2023. Përveç kësaj, si mund të bëjnë 13 mijë kilometra tifozët argjentinas deri në Katar? “Ikim në hënë, më mirë”, tha i nervozuar presidenti i Riverit, D’Onofrio.

 

Conmebol duhet të gjejë edhe një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, sepse nëse Boka fiton Libertadores dhe shkon në Botërorin e Klubeve, tifozët argjentinas nuk futen dot në Emirate duke veshur fanellë të Bokas me logo Katari, për të mos rrezikuar gjobë ose burg. Politikë, si zakonisht..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online