VIDEO | Atalanta ia del, Berisha-Gjimshiti një “mur” i pakalueshëm

0

Atalanta ka marrë një tjetër fitore në Serie A, pasi mposhti në transfertë ekipin e Kaljarit. Berisha dhe Gjimshiti e nisën takimin si titullarë dhe luajtën 90 minuta, duke bërë një ndeshje shumë të mirë.

Gardiani Berisha ishte ‘spektator’, pasi skuadra e Kaljarit nuk bëri asnjë goditje në kuadrat përgjatë gjithë takimit. Kjo dhe për shkak të ndeshjes së shkëlqyer që prapavija e skuadrës nga Bergamo bëri, me lider Gjimshitin.

Mbrojtësi kuqezi po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë dhe nga ndeshja në ndeshje, vlera e tij po rritej në treg. Tashmë, edhe Gasperini i beson si titullar. Me këtë triumf, Atalanta ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, duke parakaluar Romën.

SERIE A, JAVA 22

Kaljari – Atalanta  0-1
Hatebur 50′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.