Një “SMS” që e shkarkoi nga puna, rrëfehet Ançeloti

“Don Carlo” Ançeloti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe kudo ku ka drejtuar, ka qenë i suksesshëm. Tekniku italian ka drejtuar në Serie A, Premier Ligë, La Liga dhe Ligue 1, ku ka fituar një numër të madh trofesh.

Ançeloti ka qenë më i përfolur gjatë kohës kur drejtonte Çelsin në Angli, pasi marrëdhëniet e tij me presidenti Abramoviç nuk kanë qenë shumë të mira. Vetë “Don Carlo” ka zbuluar për gazetarin e “Sky Sport Italia”, Fabio Karesa, se me presidentin Abramoviç komunikonte vetëm me “SMS”.

“Kur gjërat nuk shkonin mirë, në rezultatet e arritura ose në problemet brenda skuadrës, Roman më dërgonte vetëm një SMS, ku më shkruante vetëm një pikëçuditëse (!)”,- tha fillimisht Ançeloti.

“Në fillim, nuk e kuptoja dhe vazhdoja me punën time, por pas çdo problemi më dërgonte të njëjtin SMS. Erdhi një kohë kur u bezdisa dhe i ktheva përgjigje, ku i dërgova vetëm një pikëpyetje (?). Që prej asaj dite, ishte shumë i acaruar dhe e dija që aventura ime te Çelsi ishte drejt fundit”,- përfundoi trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online