VIDEO | Antetokounmpo dhe Harden dhurojnë “show”, Lakers rigjejnë rrugën

James Harden e ka ulur pak ritmin, pasi në fitoren që Houston Rockets mori kundër Denver Nuggets me rezultatin 125-113, u ndal në kuotën e 32 pikë. Por ai asistoi 14 herë dhe rikuperoi 5 topa, duke qenë padyshim më i miri në parket. Në formë të shkëlqyeshme edhe Clint Capela, autor i 31 pikëve për Rockets. Nikola Joki? me 24 pikë dhe 13 topa të rikuperuar nuk i bëri dot ballë Harden dhe shokëve të tij.

Giannis Antetokounmpo udhëhoqi Milwaukee Bucks në triumfin 114-102 kundër Utah Jazz. Greku realizoi 30 pikë, si dhe rikuperoi 10 topa. Los Angeles Lakers rikthehen te fitorja pa Lebron James. Ata mposhtën  Dallas Mavericks 97-107. Brandon Ingram arriti të realizojë 29 pikë për Lakers. Paraqitje e mirë edhe për Lonzo Ball, me 21 pikë.

Blake Griffin me 34 pikët e tij nuk i ka mjaftuar Detroit Pistons, që u mposht 107-119 nga San Antonio Spurs. DeMar DeRozan dhe LaMarcus Aldridge, me 26 dhe 25 pikë të shënuara respektivisht, i dhanë fitoren skuadrës nga Teksasi.

Detroit Pistons-San Antonio Spurs 107-119
Boston Celtics-Brooklyn Nets 116-95
New Orleans Pelicans-Memphis Grizzlies 114-95
Houston Rockets-Denver Nuggets 125-113
Milwaukee Bucks-Utah Jazz 114-102
Dallas Mavericks-Los Angeles Lakers 97-107
Sacramento Kings-Orlando Magic 111-95
Portland Trail Blazers-New York Knicks 111-101

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *