Agim Ibraimi në Superiore? Në Maqedoni i gjejnë ekipin

Agim Ibraimi është lojtar i lirë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e ka mbyllur bashkëpunimin me Domzhalen në Slloveni dhe ofertat nuk i mundojnë. Një lojtar me eksperiencën dhe cilësitë e tij do ishte plus për çdo ekip, sidomos në kampionatin tonë.

Partizani është përfolur shpesh për interesimin që ka pasur për të, madje para dy vitesh ka qenë shumë pranë firmës. Gjithsesi ai nuk e zgjidhi dot kontratën me Astanën ashtu si dëshironte dhe nuk iu bashkua të kuqve.

Tanimë për të ka një ofertë të mirë nga Shkëndija e Tetovës, që e ka tentuar edhe më parë sulmuesin 30-vjeçar. Kuqezinjtë nuk duan ta diskutojnë titullin kampion, por e duan Ibraimin edhe për t;i ndihmuar në kupat e Europës në verë.

Kështu ata i kanë paraqitur një ofertë të mirë dhe sipas asaj që raporton “sport.com.mk” gjithçka është drejt finalizimit dhe pritet vetëm një “po” nga ana e sulmuesit.  Ibraimi është një lojtar me eksperiencë të madhe, që ka luajtur madhe edhe në Serie A me Kaljarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online