VIDEO | Agjenti i Lukakut në Milano, kalimi te Interi një realitet

Interi dhe Romelo Lukaku pritet të bashkohen këtë verë. Belgu do të jetë zëvendësuesi i Mauro Ikardit, që së shpejti do të largohet nga klubi. Agjenti i sulmuesit të Junajtid është filmuar ditën e sotme teksa futet në zyrat e Interit. Ai është shprehur se mes palëve mund të ketë një marrëveshje ditët e ardhshme.

Lukaku nga ana e tij kërkon 13 milionë euro në sezon, me italianët që tremben pak përballë kësaj kërkese. Mançester Junajtid e lë të lirë belgun vetëm për një ofertë mbi 80 milionë euro.

Këto para Interi mund t’i fitojë nga shitja e Ikardit, për t’i derdhur më pas në arkat e anglezëve. Kështu, zbarkimit të Lukakut në “San Siro” duhet t’i paraprijë shitja e Ikardit, për të cilin në këtë moment nuk ka përpjekje nga asnjë klub për të blerë shërbimet e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *