Vetëofrohet Henri, në garë për ish-ekipin e Hasit

0

Tieri Henri gjendet pa punë që nga janari, periudhë kur u shkarkua nga stoli i Monakos. Për francezin e famshëm u përfol për një interesim nga Amerika e largët, konkretisht për t’u ulur në stolin e Nju Jork Red Bulls, ekip në të cilin mbylli karrierën si futbollist.

Megjithatë, në skenë ka dalë një tjetër ekip. Sipas raportimeve të “Het Laatste Nieuws”, ish-kampioni i Botës dhe Europës me Francën i është vetëofruar klubit të Anderlehtit.

41-vjeçari sapo e ka nisur karrierën e trajnerit dhe dëshiron me çdo kusht të rinisë punë. Aventura me ekipin nga Principata nuk shkoi në mënyrë të mirë, ndërsa tani mund të ndodhë kalimi te gjiganti belg.

Kjo skuadër është drejtuar më parë edhe nga Besnik Hasi. Gjakovari luajti 6 sezone si futbollist, ndërsa e drejtoi dy sezone Anderlehtin, me të cilin fitoi titullin kampion në vitin 2014.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.