Paja: E keqja ka kaluar, fitojmë ndeshjet e mbetura

Tomori është pushim këtë javë dhe kjo është një periudhë që u mundëson të reflektojnë e të korrigjojnë mangësitë që kanë vënë re në javët e kaluara. Ndeshja e radhës në program për ta është kundër Elbasanit në shtëpi dhe kjo është një finale që duhet kaluar me sukses. Ndryshe, Kategoria e Dytë e pret Tomorin.

Për SportEkspres.com, kapiteni Doraldo Paja deklaron se tensioni që ka krijuar renditja nuk do të ndikojë në vazhdimësinë e ndeshjeve deri në mbyllje të kampionatit. “Kjo situatë në renditje, që nuk pritej prej nesh, ka krijuar tension tek të gjithë në skuadrën tonë. Gjithsesi ajo fazë kaloi dhe po punojmë që në ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të kampionatit të marrim 9 pikë. Me ato garantohet mbijetesa në Kategorinë e Parë”, është shprehur mbrojtësi Paja.

Sfida me Elbasanin është vendimtare, sikurse edhe vetë kapiteni e pranon: “Ne kemi besim dhe shpresë se ndaj Elbasanit do të marrim tri pikët. Për këtë kemi nisur të punojmë që nga kjo javë, por edhe në javën e ardhshme vetëm për këtë sfidë do mendojmë. Me mbështetjen edhe të tifozerisë sonë, ne do t’ia dalim të fitojmë ndaj Elbasanit”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online