Vendimi i çuditshëm i Barçës, e blen edhe pse nuk shënoi asnjë gol

Vetmia e Luis Suarez si qendërsulmuesi i vetëm në “Camp Nou” bëri që Barça të sillte në huazim Kevin-Princ Boateng nga Sasulolo. Me ardhjen e tij, ganezi nuk ndryshoi asgjë, me Barçën që iu desh të improvizonte në rastet kur mungoi “El Pistolero”.
Në gjashtë muaj në Barcelonë, 32-vjeçari regjistron vetëm katër ndeshje. Asnjë gol, zero asiste dhe vetëm një shanc i krijuar. Statistika që në pamje të parë të bëjnë të mendosh se drejtuesit katalanas nuk do e ushtrojnë të drejtën e blerjes së sulmuesit.

Megjithatë, sipas njërit prej drejtuesve të klubit të Sasuolos, Boateng do të bëhet zyrtarisht i Barçës. Xhovani Karnevali shprehet se Boateng me shumë mundësi do të blihet nga klubi blaugrana për t’u shitur më pas në një skuadër tjetër të kampioantit spanjoll.

“Nuk mendoj se Boateng do e shohim më te Sasuolo. Barça do e blejë kartonin e tij për ta shitur diku tjetër. Me shumë mundësi do të mbetet në La Liga”, u shpreh Karnevali. Kujtojmë se klauzola e blerjes së ganezit është rreth 8 milionë. Katalanasit mendojnë ta japin këtë shumë për ta shitur më pas për një shifër më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *