Tre të pezulluar, Cungu e Shkëmbi bëjnë llogaritë që sot

0

Teuta-Kukësi sjell pasoja për të dyja ekipet në sfidat e javës së ardhshme. Kartonët penalizojnë trajnerët Armando Cungu dhe Bledi Shkëmbi. Shkodrani do të ketë më shumë mungesa në skuadër dhe të dy në qendër të prapavijës. Kapiteni Ylli Shameti u ndëshkua me karton të verdhë dhe për të ishte i katërti.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Ardian Cuculin. Dy mungesa “big” për Kukësin në takimin me Kamzën. Gjithsesi alternativat nuk mungojnë. Gëzim Krasniqi është i gatshëm për lojë, ndërkohë që ka shlyer pezullimin edhe Olsi Teqja.

Ky i fundit, pas rikthimit të Edis Malikit, i krijon mundësinë trajnerit Cungu ta vendosë në qendër të mbrojtjes. Kjo ishte edhe arsyeja pse të Kukësi ngulmuam ta merrnin në ekip. Teqja luan në dispozicion pozicione dhe sigurisht ka edhe cilësi, veç të qenurit “xhol”.

Teuta nga ana tjetër nuk do të ketë kapitenin Tefik Osmani në transfertën e vështirë me Luftëtarin. Mbrojtësi qendror u ndëshkua me karton të kuq, por mungesën në Gjirokastër e kishte siguruar edhe me të verdhin e marrë më parë. Bicaj e Shkalla janë gati ta zëvendësojnë korçarin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.