Tradhtia e radhës në Madrid, mesfushori i Realit zyrtarizohet “Colchoneros”

0

Po përflitej prej disa kohësh dhe tashmë tradhtia është zyrtarizuar. Markos Jorente do të jetë lojtari i ri i Atletikos së Madridit, me mesfushorin që “braktis” Realin, i cili përfiton “vetëm” 40 milionë euro.

“Los Blancos” bëjnë një biznes fantastik, teksa Jorente në total ka luajtur diçka më shumë se 10 ndeshje me fanellën e Realit. Thënë ndryshe, me vlerën që madrilenët kanë përfituar nga shitja e 24-vjeçarit kanë blerë Eder Militaon nga Porto.

Njoftimin e blerjes së Markos Jorentes e ka bërë vetë klubi i Atletikos që shkruante se tashmë do të kryhen vizitat mjekësore dhe më pas do të vihet e zeza mbi të bardhë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.