Kukësi bën gati firmën e radhës, pritet edhe golashënuesi i Kastriotit

Kukësi është pranë zyrtarizimit të radhës dhe bëhet fjalë për një lojtar me të cilin parimisht ishte rënë dakord që javën e shkuar. Tome Kitanovksi ndodhet në kryeqytet dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi, sigurisht pasi të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka luajtur rregullisht me Slaven Belupo dhe Istra në Kroaci. Kitanovski ka provuar të aktivizohet edhe në Serbi me Mladost Luçani dhe Vozhdovac, me Universitatea Kraiova në Rumani dhe Pelisterin në Maqedoni. Sezonin e fundit ishte pjesë e Sabail në Azerbajxhan.

ROXHER – Kukësi e afroi vjet në verë dhe pritej shumë nga ai, por në fund u vendos të huazohej te Kastrioti. Braziliani spikati me krutanët, duke shënuar 10 gola. Kjo bëri që të tërhiqte vëmendjen e disa skuadrave, por te Kukësi shprehen se ka kontratë.

Kështu ata po e presin të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje, madje shumë shpejt. Boshllëkun e lënë nga Uilliam mendohet ta mbulojë pikërisht Roxher. Duke parë atë që ka treguar me Kastriotin, besimi është i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online