Soçi, “pole” është pronë e Mercedes

0

Asnjë surprizë, asnjë rivalitet, Mercedesi është tepër i fortë për Ferrarin dhe rivalët e tjerë. Provat zyrtare të Çmimit të madh të Soçit në Rusi, që do të zhvillohet të dielën prej orës 13.10, kanë konfirmuar epërsinë e dyshes Bottas-Hamilton.

Bottas ka vendosur rekord të ri piste, 1:31.387, që i ka vlejtur nisjen nga pole-position, ndërsa pas tij kryesuesi i Botërorit, Ljuis Hamilton.

Në rreshtin e dytë Ferrari, me Vettel e Raikkonen, të cilët do të tentojnë t’i shqetësojnë.

Ndërkaq, makinat Red Bull të Verstapen dhe Rikardo do të nisen nga vendet e fundit, për penalizim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.